Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shuhet zjarri në Gjirin e Lalzit/ Një vatër aktive në Bizë, zjarrfikësit vazhdojnë aksionin

schedule10:14 - 23 Shtator, 2026

schedule 10:14 - 23 Shtator, 2026

Zjarri masiv në Gjirin e Lalëzit që nisi gjatë mbrëmjes të së martës është mundur të shuhet pak pas mesnate, rreth orës 02:00 të mëngjesit.

Zjarrfikësit, të cilët kanë qëndruar në terren, luftuan me flakët që ndodheshin pranë një kompleksi turistik duke evakuuar pushuesit, si dhe pranë një banese. Zjarri nuk ka prekur asnjë banesë.

Aktive mbetet vatra në pyllin e Bizës që për shkak të terrenit dhe dendësisë, ndërhyrja me forca tokësore është e vështirë dhe është angazhuar një helikopter.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!