Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fjalimi i presidentit në OKB/ Qirjazi: Trump po ushtron presion maksimal për t’i ulur palët në tryezën e bisedimeve

schedule21:41 - 22 Shtator, 2026

schedule 21:41 - 22 Shtator, 2026

Eksperti Redion Qirjazi deklaron se strategjia e presidentit amerikan  Trump është të ushtrojë presionin më të madh të mundshëm, me synimin që palët të detyrohen të ulen në tryezën e bisedimeve.

Sipas Qirjazit, Trump e di se lufta ka pasur pasoja për ekonominë amerikane, ndërsa rritja e çmimit të naftës dhe tensionet e reja mund të krijojnë ngushtica të tjera në kalimin e hidrokarbureve, duke ndikuar negativisht edhe në zgjedhje.

Sipas tij, qasja e Trumpit duhet parë në kuadër të përpjekjes për të rritur presionin mbi palët dhe për t’i çuar ato drejt negociatave.

“ Trump ka strategji të ushtrojë presionin më të madh të mundshëm që më pas t’i imponojë ata të ulen në tryezë. Trump e di që kjo luftë ka pasur pasoja për ekonominë amerikane, nafta ka kaluar dyfish dhe nxitja e një tensioni tani krijon ngushtica të tjera për moskalimin e hidrokarbureve dhe do të ndikonin negativisht në zgjedhje.

Trump nuk shqetësohet për zgjedhjet, edhe pse duket se republikanët mund t’i humbasin. Ka një distancim nga republikanët që, sido që të shkojë, unë jam presidenti.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!