Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident në aksin Rrilë-Hidrovor/ Humbi kontrollin e motomjetit, vdes drejtuesi 50-vjeçar

schedule20:58 - 22 Shtator, 2026

schedule 20:58 - 22 Shtator, 2026

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Rrilë-Hidrovor, në Lezhë.

Një 50-vjeçar, që udhëtonte me motomjet, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrëzuar. Drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Viktima është identifikuar si Shkëlqim Gjoni.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!