Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndalohet në Vërmicë ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni

schedule20:03 - 22 Shtator, 2026

schedule 20:03 - 22 Shtator, 2026

Ish-drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni është ndaluar në Vërmicë, dhe po shoqërohet drejt ambienteve të Policisë së Tiranë

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar ndaj saj masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, si dhe është pezulluar nga detyra në lidhje me hetimet që po kryhen për dosjen e “AJSHI-t”.

Prej New York, ku ndodhet për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra kreun e SHISH, Vlora Hyseni.

Me kthimin e tij të nga SHBA, Rama u shpreh se do të vendosë firmën mbi shkarkimin, që tashmë është kryer, dhe do të zgjedhë emrin pasues të Hysenit në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit, në konsultim me Kreun e Shtetit.

Lirimi nga detyra i drejtores së shërbimit është i menjëhershëm, e sapo të kthehem në Tiranë dhe në konsultim me Presidentin e Republikës, do të zgjedhim drejtuesin e ri të Shërbimit Informativ të Shtetit”, shkroi Rama.

Prokuroria e Posaçme e akuzon Hysenin për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!