Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka kërkuar angazhim dhe koordinim të institucioneve në vend pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Përfaqësues të platformës, u kanë bërë thirrje institucioneve, spektrit politik, diplomatëve, shoqërisë civile, ekspertëve dhe diasporës që të angazhohen në mënyrë të koordinuar në këtë proces.
Ata kanë kërkuar që institucionet e Kosovës të bëjnë të qartë planin dhe strategjinë për mbështetjen juridike dhe financiare të ish-krerëve të UÇK-së.
Tubimi do të mbahet më me sloganin “JO NË EMRIN TIM”.
Data është zgjedhur për shkak të protestës studentore të 1 tetorit 1997 ndërsa u njoftua se më 10 tetor thirrja do të vazhdojë edhe në Bruksel, së bashku me mërgatën.
Ndërkohë edhe organizata e veteranëve ka njoftuar se do të ketë protesta në të gjithë qytetet e Kosovës më 25 shtator.

