SHBA– Tensionet mes Donald Trump dhe një pjese të mediave amerikane mbeten të larta, pas përjashtimit nga Shtëpia e Bardhë të gazetarëve të CNN, MS NOW dhe Politico.
“Jam i befasuar që CNN është këtu”, i tha presidenti amerikan gazetares së CNN, Kaitlan Collins, e cila iu afrua Trumpit gjatë mbërritjes së tij në selinë e Kombeve të Bashkuara.
“OKB-ja na lejoi të hyjmë”, iu përgjigj gazetarja, e cila më pas tentoi të përsëriste pyetjen e saj lidhur me mbështetjen e ulët të amerikanëve për luftën kundër Iranit.
“You should not be here covering me.”
Donald Trump says he is “surprised” CNN is reporting on his arrival at the UN General Assembly, after the U.S. President banned the outlet from reporting in the White House last week.https://t.co/BAxWKRC4IJ
📺 Sky 501, Virgin 602 pic.twitter.com/X9ZBFR6JyQ
— Sky News (@SkyNews) September 22, 2026
“Nuk duhet të ishit këtu”, u përgjigj sërish Trump.
Më pas, presidenti amerikan deklaroi se, sa i përket luftës, “po bëjmë shumë përparime”/ abcnews.al

