Presidenti i SHBA Trump, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, foli për Iranin, armatimet amerikane dhe mundësinë e një marrëveshjeje me Teheranin.
Trump deklaroi se SHBA-ja ka marrë dhjetëra anije çdo ditë dhe çdo natë, duke theksuar se operacionet janë zhvilluar në mënyrë të sigurt.
Duke iu referuar Iranit, presidenti amerikan tha se dëshiron të arrihet një marrëveshje që, sipas tij, mund t’i japë Iranit mundësinë të ndërtojë një shtet më të madh se më parë, ose, në të kundërt, të shkatërrojë Republikën Islamike dhe të mos i japë asnjë mundësi për të vrarë njerëz dhe kombe. Ai kritikoi ata që, sipas tij, pretendojnë se Amerika ka pak armatime, duke deklaruar se vendi ka rezerva dhe kapacitete prodhuese shumë më të mëdha.
“Kemi marrë dhjetëra anije çdo ditë, çdo natë, në mënyrë të sigurt. Do të bëhet një marrëveshje me Iranin që e lejon të ndërtojë një shtet më të madh se ka qenë më parë, më shtetin më të madh, apo ta shkatërroj Republikën Islamike dhe të mos i japë asnjë shans të vrasin njerëzit dhe kombet, t’i çojnë në ferr me asnjë shans për të mbijetuar, por do të bëjmë një marrëveshje pas zgjedhjeve, sepse nuk ka logjikë për ta. Unë kam garuar dhe kam fituar në një shfaqje të jashtëzakonshme. Unë nuk marr asnjë kredi dhe nuk jap kredi kur bëhet fjalë për Iranin. Irani nuk do të ketë një armë bërthamore.
Frikacakët dhe tradhtarët do të pëlqenin të thonin që SHBA-ja ka pak armatime. Kemi armatime më shumë se ç’na merr mendja dhe po i prodhojmë më shpejt se kemi mundësi ndonjëherë, armatime të jashtëzakonshme. Plane për armatime masive do të hapen, janë 18 që po prodhohen.”

