Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Askush nuk është në vendin e vet”, Bejko: Certifikata e vettingut i ka bërë gjyqtarët arrogantë

schedule20:54 - 21 Shtator, 2026

schedule 20:54 - 21 Shtator, 2026

TIRANË- Analisti i njohur Roland Bejko, i ftuar në “Real Story” u shpreh se certifikata e vettngut i ka bërë gjyqtarët arrogantë të theksuar.

“Fakti që kanë marrë në thonjëza “certifikatën e virgjërisë”, që është certifikata e vettingut, mendoj se i ka bërë arrogantë një pjesë të mirë të gjyqtarëve, sepse varet edhe nga niveli kulturor i tyre”, theksoi ai.

Sipas tij, me reformën e re në drejtësi të gjithë menduan se do funksiononte ndarja e pushteteve, por zhvillimet e fundit shtoi ai po dëshmojnë të kundërtën. Ai theksoi se kjo gjë ndodh në Shqipëri për arsyen se askush nuk është në vendin e vet.

“Para vettingut, gjykata ka pasur afilacion përgjithësish të dukshëm me atë që ishte në pushtet. Ai që ishte në pushtet kishte influencat mbi drejtësinë.

Me reformën e re në drejtësisë, ne u gëzuam të gjithë se do bëhej një ndarje e qartë e pushteteve, por balanca dhe kontrolli do t’i zgjidhte përplasjet. Në Shqipëri askush nuk është në vendin e vet”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!