Gurmbullimi i kombëtares së Shqipërisë për ndeshjet e Ligës së Kombeve nuk ka nisur mirë për Rolando Maran. Trajneri kuqezi është detyruar të bëjë ndryshime në listën e futbollistëve që në ditën e parë.
Qazim Laçi i shtohet mungesave të rëndësishme si pasojë e një dëmtimi të mbartur. Mesfushori u bashkua me skuadrën pas ftesës së Maran, por pas testeve mjekësore të specializuara është konstatuar një dëmtim muskulor në kofshën e majtë.
Siç njofton FSHF, Laçi do të kthehet në klubin e tij për të vijuar programin e rikuperimit.
Në vend të tij, Maran ka ftuar në kombëtare Feta Fetain. Kapiteni i Shqipërisë U21, I cili luan me Lokomotivën e Zagrebit kthehet në skuadrën e parë, ndërsa në të shkuarën ishte grumbulluar disa herë edhe nga Silvinjo, por pa debutuar në fushë.
Ndërkohë, kombëtarja kuqezi ka zhvilluar senacën e parë stërvitore përpara sfidave në Ligën e Kombeve.
Për shkak të orareve të udhëtimit, Maran nuk I kishte në dispozicion të gjithë lojtarët e thirrur prejt tij. Po ashtu, disa lojtarë zhvilluan një program të diferencuar si pasojë e ngarkesës në ndeshjet e fundjavës me skuadrat e klubeve.
Duke nisur nga e marta, tekniku do të ketë në dispozicion të gjithë grupin e lojtarëve.
Kombëtarja do të luajë ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve më 26 shtator në “Air Albania” kundër Bjellorusisë. Më pas skuadra kuqezi ka në program edhe tre ndeshje të tjera deri në 6 tetor kundër San Marinos dhe Finlandës në transfert dhe sërish kundër San Marinos në shtëpi.

