Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Identifikohen tre nga “të gjeturit” në Zubin Potok/ Familjarët e Idriz Recaj bëjnë publik lajmin

schedule17:43 - 21 Shtator, 2026

schedule 17:43 - 21 Shtator, 2026

Veprimtar politik nga Skenderaj, i dekoruar në 2019-tën si “Hero i Kosovës” Idriz Rrecaj, është një ndër tre personat e identifikuar pas analizave të ADN-së, vetëm disa javë pas zhvarrimit të mbetjeve mortore në Zubin Potok.

Emri i tij është bërë i ditur nga vetë familjarët, të cilët thanë se më në fund, pas 27 vitesh, e dinë fatin dhe fundin tragjik të të afërmit të tyre.

Vetë komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur nuk bëri të ditur identitetin e tyre, duke ja dhënë personalisht njoftimin vetëm familjarëve, për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

Analizat e AND kanë dalë në dritë vetëm dy muaj pas gjetjes së varrezave masive, duke vërtetuar lidhjen me personat e grupit të njohur si 23 të zhdukurit e “Grupit të Intelektualëve”, qytetarë nga Skenderaj dhe Mitrovica, të rrëmbyer dhe të zhdukur me dhunë më 19 prill 1999 nga forcat serbe.

Në ditët dhe javët në vijim pritet të dalin edhe raportet e tjera për mostrat e dërguara për identifikim përmes analizës së ADN-së.

Zhvillimet vijnë në kohën kur Gjykata Speciale dënoi ish krerët e uçk, ndërsa Kosova kërkon që faktorët ndërkombëtarë, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian, të shtojnë trysninë ndaj Serbisë për zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur, veçanërisht për hapjen e menjëhershme të arkivave.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!