Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Atentati në Sarandë/ Delia: Ndaj Myrtajt u qëllua me dy armë të ndryshme, vijim i një konflikti për motive pronësie

schedule13:37 - 21 Shtator, 2026

schedule 13:37 - 21 Shtator, 2026

Autorja e emisionit “Gjërat tona” në ABC News, Etleva Delia thotë se ndaj Artan Myrtajt, i cili u ekzekutua në Sarandë, është qëlluar me dy armë të ndryshme. Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Delia u shpreh se atentati mund të jetë vijim i një konflikti në 2025 për motive pronësie, ku ishte i përfshirë Myrtaj.

Delia shtoi se nuk përjashtohet mundësia se dy autorët, të jenë vrasës me pagesë.

“Po zhvillohen kontrolle banesash në Kamëz. Ky aksion lidhet me ngjarjen që ndodhi në Sarandë. Është personazh i përfshirë në një përplasje vitin e kaluar, ishte paralajmëruar për hakmarrje. Ka nisur për konflikt pronësie, një pronë në Sarandë. Ramadan Zoto u strehua dhe u fsheh nga dy persona, një prej tyre, personi që u ekzekutua Artan Myrtaj. Është krim që policia e Sarandës, e Vlorës ishte në dijeni dhe mund të ishte paralajmëruar.

Është qëlluar me dy armë të ndryshme, mund të jenë vrasës me pagesë. Ngjarja ka ndodhur afër policisë, duket edhe si demostrim force. Nuk e di nëse u ka shpëtuar diçka autorëve. Mund të parandalohen edhe ngjarje të tjera. Artan Myrtaj, akuzohej për moskallëzim krimi. Është konflikt për motive pronësie, dyshohet se vazhdon të jetë i njëjti konlikt. Kemi dy viktima për atë ngjarje”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!