Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Vrasja në Sarandë, personi që mbeti i plagosur ishte ulur në lokal, plumbi përshkoi xhamin e dritares

schedule12:02 - 20 Shtator, 2026

schedule 12:02 - 20 Shtator, 2026

Me motor dhe skafandra në kokë, dy persona hapën zjarr në mes të Sarandës, duke lënë të vrarë Artan Myrtajn, 44 vjeç, i njohur edhe si “Tani Ruzhdiut”.

Atentati ndodhi rreth orës 10:00 të mëngjesit të së dielës në qendër të qytetit, në zonën e quajtur ish-agjencia.

Autorët, të cilët lëviznin me motor, qëlluan me armë zjarri në drejtim të Myrtajt dhe më pas u larguan me shpejtësi nga vendngjarja. Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe një kalimtar i rastit, Xhevdet Skëndaj, 73 vjeç.

Skëndaj gjendej i ulur në një kafë përballë vendit të ngjarjes. Plumbi ka përshkuar xhamin e dritares dhe e ka goditur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!