Një vrasje makabre ka ndodhur më 5 janar në Mallakastër, për të cilën janë arrestuar 3 persona.
Drita Saliaj është vrarë nga nipi 17 vjeçar i bashkëshortit të saj, që bashkë me dy shokë të tij kishte shkuar të grabiste, në banesën ku 50 vjeçarja jetonte e vetme. Tre të rinjtë e kanë goditur e lidhur, e me pas e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit.
Trupi i 50 vjeçares u gjet nga polumbarët e Reneas, pasi familjarët kishin denoncuar në polici zhdukjen e saj, prej dy ditësh.
Gazetarja Valbona Davidhi në një lidhje më “ABC e mëngjesit”, raporton se ka qenë një ngjarje tronditëse, e paprecedentë. Fshatrat e Mallakastrës shquhen për një kriminalitet të ulët. Denoncimi u bë nga familjarët pasi 50 vjeçarja rezultonte e humbur. Gazetarja mëngjesin e sotëm raportoi nga banesa e familjes dhe bën me dije se po bëhen përgatitjet për ti dhënë lamtumirën. “Kanë mbërritur me urgjencë, bashkëshorti dhe djemtë. Përpara festave bashkëshorti ka shitur bagatitë dhe për këtë arsye kanë menduar se do të kishtë një shumë parash në shtëpi. Banorët kanë mbetur të tronditur nga ngjarja”, raporton gazetarja./abcnews.al