Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pas krimit autori u largua nga vendngjarja/ Policia për vrasjen në Tiranë: Pas sherrit 68-vjeçari goditi gruan me thikë

schedule12:26 - 19 Shtator, 2026

schedule 12:26 - 19 Shtator, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një 58-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me mjet prerës nga bashkëshorti i saj.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 10:20, në rrugën “Panorama”, pas një konflikti në banesë, shtetasi Hysni Patushi, 68 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen Lumturie Patushi 58 vjeçe.

Pavarësisht ndërhyrjes, 58-vjeçarja ka humbur jetën. Pas ngjarjes, 68-vjeçari është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim. Policia vijon kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!