Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Pse Berisha s’e mori të shoqen në SHBA?”, Rada: Ja çfarë po ndodh me Aeroportin e Vlorës!

schedule08:45 - 19 Shtator, 2026

schedule 08:45 - 19 Shtator, 2026

I ftuar në emisionin “Ora e fundit”, gazetari Ardit Rada komentoi vendimin e Hagës për ish-krerët e UÇK.

Gjatë intervistës, Rada tha se është dashur më herët një bashkëpunim mes Tiranës dhe Prishtinës pasi bëhet fjalë për luftën e fundit çlirimtare që i ka nderuar shqiptarët.

Sipas tij, faji kryesor i mbetet Albin Kurtit për shkak të frymës së krijuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Kam ndjekur prej disa muajsh komente dhe debate mes mbështetësve të Kurtit dhe qytetarëve të tjerë të Kosovës. Militantët e LVV kanë një gjuhë urrejtje të pashoqe ndaj ish-komandantëve të UçK. Kanë një fjalor toksik që sinqerisht unë as nga goja e Sheshelit. Daçiçit apo Vuçiçit nuk i kam dëgjuar. Edhe pas dënimit, kanë shpërthyer në festime mbështetësit e LVV, pa llogaritur deputetë të Kurtit që kanë lëshuar deklarata skandaloze” – tha Rada.

Duke u ndalur tek vizita e Sali Berishës në SHBA gazetari hodhi dyshime mbi karakterin e vizitës.

“Akuzat e DASH janë ndaj të gjithë familjes Berisha. Kjo e fundit është parë ta shoqërojë si karvan Sali Berishën në kuvendet që bënte si triumf ndaj Bashës etj. Si ka mundësi që kreu i PD deklaron heqjen e non-gratës, por nga ana tjetër nuk shoqërohet së paku nga bashkëshortja, por e shëtit nëpër teksas Fatmir Mediu? Ndaj unë dyshoj se nuk kemi të bëjmë me heqjen e non-gratës ndaj familjes së Sali Berishës, por vetëm me një vizitë të mundësuar me kërkesë të republikanëve dhe një vizë me afat në pasaportën e kreut të PD. Vetë ky i fundit e pranoi se janë paguar miliona për ta siguruar atë dhe nuk ka asgjë të keqe sepse lobimi njihet në të gjithë botën si mjet i ligjshëm në politikë. Ne duhet të falënderojmë Zotin që kjo i ndodhir në opozitë sepse po të ishte në pushtet do t’i paguante paratë e lobimit nga xhepat e taksapaguesve” – ironizoi Rada në “Ora e fundit”.

Aeroporti i Vlorës dhe zhvillimet e fundit rreth përplasjes Pacolli-MIE ishte tema tjerë e diskutimit. Pyetjes së Emiliano Islamit sesi e sheh vendimin e dy ditëve më parë, Rada iu përgjigj:

“Sipas argumentimit të bërë publik nga MIE, situata është relativisht e qartë. Ky është versioni i argumentuar që kemi deri tani dhe, të paktën publikisht, nuk është përgënjeshtruar as nga pala së cilës i janë rrëzuar kërkesat. Pika kryesore është se Behgjet Pacollit i është rrëzuar kërkesa për pezullimin e zgjidhjes së Kontratës së Koncesionit. Pra, në këtë fazë, zgjidhja e kontratës nuk është pezulluar dhe kontrata konsiderohet e përfunduar nga pala shtetërore. Nga ana tjetër, Arbitri i Emergjencës ka vendosur një masë të përkohshme që qeveria të mos ndërhyjë vetë tek investimi. Por kjo masë, sipas informacioneve, është vendosur për të ruajtur situatën ekzistuese deri në ngritjen e tribunalit të arbitrazhit, proces për të cilin parashikohet një afat rreth njëmujor. Pra, duhet bërë ky dallim: Pacolli nuk arriti të bllokojë zgjidhjen e kontratës, por përkohësisht është ruajtur investimi nga ndërhyrjet deri në konstituimin e tribunalit. Pasi të mblidhet arbitrazhi dhe të trajtohet kjo masë e përkohshme, do të përcaktohet edhe hapësira që do të ketë qeveria për të vepruar më tej me investimin e Aeroportit të Vlorës” – tha Ardit Rada në ABC News.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!