Erë lufte, sulmohen 2 baza të forcave amerikane në Irak

schedule07:26 - 8 Janar, 2020

schedule 07:26 - 8 Janar, 2020

Departamenti i Mbrojtjes së SHBA – së ka njoftuar se dy baza ajrore që strehojnë trupat amerikane në Irak janë goditur nga më shumë se një duzinë raketash balistike.

Televizioni shtetëror iranian thotë se sulmi është si një hakmarrje, pasi komandanti i lartë i vendit Qasem Soleimani u vra në një sulm me dron në Bagdad, me urdhër të presidentit amerikan Donald Trump.

Ndërkohë Pentagoni thotë se dy bazat e sumuara ishin në Irbil dhe në Al-Asad, ndërsa menjëherë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë reagoi për situatën në Irak.

“Ne jemi të vetëdijshëm për raportet e sulmeve ndaj objekteve amerikane në Irak. Presidenti është informuar dhe po monitoron nga afër situatën dhe po këshillohet me ekipin e tij të sigurisë kombëtare,” tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Stephanie Grisham në një deklaratë.

Gjithashtu, për ngjarjen reagoi dhe  Garda Revolucionare e Iranit duke thënë se sulmi ishte si një hakmarrje për vdekjen e Soleimani të premten e kaluar.

“Ne po paralajmërojmë të gjithë aleatët amerikanë, të cilët i dhanë bazat e tyre ushtrisë së saj terroriste, se çdo territor që është pika fillestare e veprimeve agresive kundër Iranit do të jetë në shënjestër,” tha ajo përmes një deklarate të mbartur nga agjensia shtetërore e Iranit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!