Analisti Adri Nurellari komentoi vendimin e Gjykatës së Hagës ndaj ish krerëve të UÇK, ku u dënua me 81 vite burg. Nurellari tha se u fajësuan viktimat dhe se Gjykata nuk i është përmbajtur ligjit. Analisti shtoi më tej se Gjykata i ka privuar nga të drejtat e njeriut.
“Ka tendenca që të fajësohet viktima, në vend të flitet për padrejtësitë, janë duke nënkuptuar “ Mirë t’ju bëhet që krijuan gjykatën”. SHBA dhe Obama donin të rehatonin Rusinë për çështjen bërthamore ndaj u pranua Gjykata.
Pranimi i Gjykatës ka pranuar juridiksionin për akuzat e përmendura, por jo privim nga të drejtat e njeriut. Gjykata u trajua si cështje për përgjegjësi personale, jo kolektive. Po krijohet një deformim, kontrolli dhe transparenca janë të domosdoshme. “

