Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Eno Agasi mbetet në burg/ Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë për vjedhje dhe pengim të drejtësisë

schedule13:51 - 18 Shtator, 2026

schedule 13:51 - 18 Shtator, 2026

Gjykata e Tiranës vendos vijimin e masës “arrest në burg” për Eno Agsin dhe ka pranuar kërkesën e prokurorit Bledar Valikaj për t’ja kaluar dosjen Prokurorisë së Posaccme për kompetencë.

Eno Agasi nuk ka folur në seancë, ndërsa avokatët e tij kundërshtuan kalimin e çështjes në SPAK. Megjithatë kjo kërkesë nuk u mor parasysh nga gjyqtari Dritan Hallunaj.

Ndaj Agasit janë ngritur dy vepra penale “Vjedhje” dhe “Pengim i zbulimit të së vërtetës”.

Ky i fundit ishte shpallur në kërkim për heqjen e koleksionit të verës qindra mijëra euro që ishte sekuestruara nga SPAK, në kuadër të hetimeve dhe kontrolleve për dosjen e AKSHI-t./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!