Djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, po merr pjesë në protestën e sotme të thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), në mbështetje të Çlirimtarëve.
Endrit Thaçi është parë në protestë së bashku me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, dhe Memli Krasniqin.



