Ervin Demo merr postin e ri para Presidentit Begaj. Me dorën mbi Kushtetutë, Demo është betuar si ministri i Brendshëm.
Kuvendi miratoi më herët emërimin e Demos me 83 vota pro, ndërsa Presidenti Bajram Begaj kishte dekretuar emërimin e tij pas shkarkimit të Besfort Lamallarit.
Demo vjen në krye të Ministrisë së Brendshme pasi më herët mbante detyrën e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor.
Ndërkohë, Besfort Lamallari do të vijojë angazhimin pranë Kryeministrisë. Rama deklaroi se Lamallari do të bëhet pjesë e ekipit të tij në Kryeministri.
Lamallari kishte marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme në mars të vitit 2026, pas një periudhe si ministër i Drejtësisë.

