Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

FOTO/ Aksident tragjik në Athinë, humbin jetën tre shqiptarë

schedule09:32 - 18 Shtator, 2026

schedule 09:32 - 18 Shtator, 2026

ATHINË- Një aksident tragjik ka ndodhur të enjten në Glyfada të Athinës, ku kanë humbur jetën tre të rinj nga Fieri dhe janë plagosur dy të tjerë.

Automjeti me pesë të rinjtë dyshohet se është përplasur fillimisht me një makinë tjetër dhe më pas ka dalë nga rruga, duke u përplasur me murin rrethues të një hoteli. Nga përplasja, automjeti ka marrë flakë.

Mes viktimave janë një 26-vjeçar dhe një 23-vjeçar, ndërsa identiteti i viktimës së tretë nuk është konfirmuar ende. Dy të plagosurit janë 18-vjeçarë.

Policia greke po heton shkaqet e aksidentit, përfshirë edhe dyshimet se të rinjtë mund të kenë qenë duke regjistruar një video për TikTok në momentin e përplasjes.

Një banor i zonës ka dëshmuar se rreth orës 02:00 dëgjoi një përplasje të fortë dhe më pas pa tym e pluhur. Sipas tij, makina kishte marrë flakë dhe motori ishte shkëputur nga automjeti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!