Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Korça bëhet gati për maratonën/ Kryeministri Rama: Të dielën qyteti do të vrapojë

schedule08:25 - 18 Shtator, 2026

schedule 08:25 - 18 Shtator, 2026

Këtë të diel, Korça do të presë “Korça Marathon 2026”, një nga aktivitetet sportive që do të sjellë në qytet garues dhe vizitorë, duke e kthyer qytetin në qendër të vëmendjes sportive.

Lajmi është konfirmuar edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në Facebook ka uruar ndjekësit me pamje nga Korça dhe ka shkruar:

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me Korçën që të dielën do të vrapojë nën ritmin e KORÇA MARATHON 2026, mes energjisë së garës dhe bukurisë së qytetit, ju uroj një ditë të mbarë”.

Përmes këtij postimi, Rama ka bërë të ditur zhvillimin e maratonës dhe ka vënë në fokus atmosferën që pritet të krijohet në Korçë gjatë aktivitetit sportiv.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!