Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Vendimi për ish-krerët e UÇK ishte paracaktuar”/ Krisafi: Gjykata Speciale u krijua vetëm për të dënuar, jo gjykuar

schedule21:45 - 17 Shtator, 2026

schedule 21:45 - 17 Shtator, 2026

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi, e ka cilësuar si të njëanshëm, politik dhe jo transparent vendimin e fundit të Gjykatës Speciale të Hagës ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Në një intervistë për emisionin “War Report” në ABC News, ai deklaroi se ky vendim ishte i paracaktuar dhe se gjykata u krijua që në fillim me qëllim për të dënuar e jo për të gjykuar.

Sipas Krisafit, procesi nuk pati synim të vërtetonte pafajësinë apo fajësinë e të akuzuarve, por të barazonte palët në konflikt. Ai shtoi gjithashtu se Bashkimi Evropian ka mbyllur sytë përballë veprimeve të Serbisë gjatë këtij procesi.

“Vendimi ishte i paracaktuar para se të jepej vendimi dhe të zhvillohej procesi. Gjykata u krijua për të dënuar dhe asnjëherë për të gjykuar dhe për të parë provat. Në thelb gjyqi ka qenë i tillë që nuk ka pasur për qëllim që të tregojë nëse ishin të pafajshëm apo jo, por gjykata është bërë për të dënuar.

Ky ka qenë thelbi kryesor i gjykatës, nuk u përpoqën që të vendosnin ishin të pafajshëm apo jo, por të dënonte. BE ka mbyllur sytë ndaj Serbisë. Që në fillim ka qenë për të barazuar të gjithë. Ka pasur një lloj qëllimi për të dënuar”, tha Krisafi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!