Jürgen Klopp ka nisur zyrtarisht revolucionin e tij në kombëtaren e Gjermanisë. Trajneri ka vendosur të grumbullojë 44 lojtarë për ndeshjet e Ligës së Kombeve, të ndarë në dy skuadra krejtësisht të ndryshme.
Një risi e vërtetë në futboll, por me një synim të qartë. Klop kërkon të ketë në dispozicion talente të rinj dhe të vlerësojë sa më shumë lojtarë të jetë e mundur.
Kështu, për ndeshjet kundër Holandës më 24 shtator dhe Greqisë më 27 shtator, ai ka përzgjedhur një skuadër që ndërthur veteranët me përvojë dhe lojtarët e rinj me perspektivë të madhe.
Kjo vlen për lojtarë si Ter Stegen, Kimmich, Gnabry dhe Havertz, krahas talenteve të reja si Lennart Karl, pasi ishte ishte i pafat në finalet e Kupës së Botës, ku u dëmtua në grumbullimin përpara nisjes së turneut. Po ashtu, debutues janë Bambasé Conté dhe Hennes Behrens.
Qasja mbetet e njëjtë edhe për dy ndeshjet e tjera të Ligës së Kombeve, ku përjashtim bën portieri Dammen, i cili është i vetmi lojtar që është mbajtur në të dyja skuadrat. Për sfidat kundër Serbisë më 1 tetor dhe Greqisë më 4 tetor, Klopp synon të vazhdojë eksperimentimin dhe, për këtë arsye, ka zgjedhur një listë lojtarësh krejtësisht të ndryshme.
Megjithatë, filozofia bazë mbetet e pandryshuar: një përzierje lojtarësh me përvojë dhe atyre që janë në fazat e hershme të karrierës, të cilët do të debutojnë me kombëtaren gjermane të të rriturve. Adeyemi, Anton dhe Mittelstädt do të shërbejnë si mentorë për debutuesit si Jeltsch, Bischof, Scherhant dhe Gruda. Futbollisti me origjinë shqiptare, një objektiv i hershëm i kombëtares kuqezi ka marrë ftesën e parë për ndeshje zyrtare, pasi ishte grumbulluar edhe më parë nga Nagelsmann./abcnews.al

