Finalizohet operacioni i koduar “Ngarkesa”. Në pranga kanë rënë shtetasit, Sulejman Tota, Julian Prendushi dhe Blert Hasani.
Sipas policë këta shtetas u kapën teksa , transportonin 5.7 kg lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me qëllim shitjen, kapen në flagrancë në aksin rrugor “Prrenjas-Pogradec” dhe vihen në pranga 3 shtetas.
Lënda narkotike është sekuestruar nga policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

