Vëllai i Jakup Krasniqit ka reaguar pas dënimit me 25 vjet burgim të ish-kryeparlamentarit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Në një prononcim për Klan Kosovën, ai e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe ka thënë se nuk i beson më procesit gjyqësor.
“Kam qenë skeptik edhe më herët, po tash nuk mundem me i besu asnjë fije, për arsye se dënohen njerëz veç me fjalë, me dëshmitarë të rrejshëm. Është e pakuptimtë, por nuk është në dorën tonë. Por më e keqja është që po bëhet në emër të popullit të Kosovës. Për keqardhje, por nuk mund t’i ndryshojmë”, u shpreh ai.

