Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Provat ndaj Thaçit, nga burime ruse”/ Nura: Historia i ka cilësuar të pafajshëm ish krerët e UÇK

schedule23:36 - 15 Shtator, 2026

schedule 23:36 - 15 Shtator, 2026

Analisti Artur Nura thotë se ish krerët e UÇK janë të pafajshëm dhe provat e paraqitura ndaj tyre, janë nga burime ruse.

Në një intervistë për “Ora e Njëmbëdhjetë” në ABC News, Nura u shpreh se nuk pret që nesër Gjykata e Hagës të japë vendim kolektiv për 4 ish udhëheqësit.

Nura beson se ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të lirohet.

“Është moment historik. Duhet vëmendje, ata janë të pafajshëm. Për vullnetin qytetar të Kosovës, Shqipërisë, ata janë të pafajshëm. Në momentin juridik, po flasim për Hagën, që po flitet shqip. Por Gjykata e Hagës do flasë anglisht. Nesër, e di që nuk ka vendime penale kolektive. Nuk do kemi vendim të unifikuar, sipas analizës sime. Kemi një proces politik. Kemi një gjykim politik. Të barazosh agresorin me viktimën është e padrejtë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!