Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Stadiumet e finaleve/ Përcaktohen qytetet per trofetë e Kupave në 2028 dhe 2029

schedule19:07 - 15 Shtator, 2026

schedule 19:07 - 15 Shtator, 2026

UEFA ka përcaktuar stadiumet ku do të zhvillohen finalet e turneve më të rëndësishëm të futbollit europian për klube në sezonet e ardhshëm. Asnjë lajm i mirë për Shqipërinë, që kishte aplikuar për të organizuar finalen e Superkupës së Europës në vitin 2028.

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA, që u mbajt në Selanik këtë të martë ia dha këtë të drejtë stadiumit “Astana Arena” të Kazakistanit, ndërsa trofeu i vitit të ardhshëm do të jepet në “Johan Cruyff Arena” të Amsterdamit.

Janë ndarë edhe stadiumet që do të prsein finalet e Champions, Europa dhe Conference League në vitin 2028 dhe 2029.

Kështu, trofeu më I rëndësishëm i futbollit europian për klube do të jepet në 2008 në “Allianz Arena” të Mynihut dhe në 2029 në “Camp Nou” të Barcelonës.

Bukureshti dhe Beogradi do të presin finalet e Ligës së Europës në 2028 dhe 2029.

Sa I përket finaleve të Conference League në këto dy vite, ato do të luhen në “Allianz Stadium” të Juventus dhe “Puskás Aréna” të Budapestit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!