gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe tre ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një intervistë për Klan Kosovën, Çitaku është ndalur te vendimi përfundimtar ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së, i cili pritet të shpallet më 16 shtator.
Çitaku ka shprehur mirënjohje të veçantë për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për angazhimin e tij lidhur me këtë process, teksa eshte shprehur se është sjellë si kryeministër i shqiptarëve
Ndërsa për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Çitaku ka pasur një qëndrim të ashpër.
Ajo e ka cilësuar Kurtin si “njeri të vogël”, duke kritikuar mungesën e tij, sipas saj, në një prej proceseve më të rëndësishme për Kosovën dhe historinë e UÇK-së.
Deklaratat e Çitakut vijnë në prag të shpalljes së vendimit përfundimtar në procesin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Hagë./abcnews.al

