Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

NATO në Kosovë, për stabilitet e paqe/ Rutte: Misioni i KFOR mbetet i pandryshuar

schedule19:06 - 14 Shtator, 2026

schedule 19:06 - 14 Shtator, 2026

Përkushtimi I NATO-s me Msionin e saj të KFOR-it për ruajtjen e sigurisë së Kosovës do të mbetet I pandryshuar pavarësisht vendimi që pritet të japin në 16 shtator Dhomat e Specializuara të Hagës për ish krerët e UCK. Ishte sekretari i Pergjithshem I Aleances Veri Atlantike qe konfirmoi dicka te tille pergjate nje conference per shtyp kete te Hene. Mark Rutte u shpreh se misioni paqeruajtes I Aleances ka kontribuar per me shume se dy dekada ne krijimin e nje mjedisi te sigurte dhe te qendrueshem ne Kosove , duke theksuar se dicka e tille do te vijoje.

” KFOR-i është në Kosovë për t’u siguruar që NATO kontribuon në stabilitet dhe paqe. Kjo është bërë gjatë gjithë këtyre viteve v, siç e dini, duke mundësuar zhvillim të rëndësishëm ekonomik dhe gjithashtu social. Prej dy dekadash Kosova është një mjedis I sigurtë për të gjithë njerëzit që jetojnë aty. Kjo është e vërteta sot, Kjo është e verteta sa here që dalin lajme të ndryshme edhe pëgjatë kësaj jave dhe kjo është e vërteta dhe për të ardhmen,kur bëhet fjalë për angazhimin tonë afatgjatë për paqen dhe sigurinë në Kosovë.”

Shefi i NATO-s tha se aleanca ushtarake perëndimore do të vazhdojë të vlerësojë përbërjen dhe vendosjen e trupave të KFOR-it, për të siguruar që misioni të përshtatet në mënyrë adekuate me situatën e sigurisë në Kosovë. Ai theksoi po ashtu se zhvillimet në Kosovë ndikojnë edhe në rajonin më të gjerë.

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të shpallin më 16 shtator aktgjykimin ndaj ish presidentit të Kosovës Hashim Thaci, ish kryeparlamentarit Jakup Krasnqiqi dhe Kadri Veseli si dhe ish deputetit Rexhep Selimi, si ish 4 krere te Ushtrise Clirimtar te Kosoves qe jane akuzuar per krime lufte dhe krime kunder njerezimit, akuza keto qe jane pare gjeresisht si te rreme dhe te ngritura me motivacion politik.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!