Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Nura: Presim pafajësi, s’mund të barazohet viktima me kasapin

schedule13:52 - 14 Shtator, 2026

schedule 13:52 - 14 Shtator, 2026

TIRANË– Gjykata Speciale e Hagës më më 16 shtator do të shpallë vendimin për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët mbahen në paraburgim prej afro gjashtë vitesh.

Analisti Artur Nura, i ftuar në “News Line” theksoi se ky është një proces tërësisht politik dhe nuk ka lidhje me pjesën juridike.

Sipas Nurës, është e pakonceptueshme që të vendosësh shenjë barazie mes viktimës dhe kasapit.

Ai theksoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi kundër okupimit të dhunshëm dhe kriminal të ish-Jugosllavisë.

“Nuk mund të trajtohet viktima me kasapin. Shqiptarët e Kosovës u mbrojtën nga uzurpimi i dhunshëm. Atje kemi të bëjmë me një proces politik, nuk është proces juridik”, u shpreh Nura.

Ai theksoi se më 16 shtator pret që Gjykata të shpallë pafajësi për katër ish-krerët e UÇK-së, si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

“Unë pres në mënyrë dëshirorë pres pafajësinë, sepse nuk mund të barazon viktimën me agresorin. pres pafajësinë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!