Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Rreth 130 persona të zhdukur pas mbytjes së një anijeje në Indonezi, shkon në 6 numri i viktimave

schedule16:03 - 13 Shtator, 2026

schedule 16:03 - 13 Shtator, 2026

Ekipet e shpëtimit në Indonezi vijuan të dielën kërkimet për 130 persona të zhdukur, pasi një anije pasagjerësh u mbyt në Detin Java.

Agjencia indoneziane e kërkim-shpëtimit bëri të ditur se deri tani janë shpëtuar 113 persona, ndërsa gjashtë të tjerë kanë humbur jetën.

Anija transportonte gjithsej 243 persona, përfshirë 30 anëtarë të ekuipazhit. Ajo u raportua e zhdukur në orët e para të së dielës, pasi humbi kontaktin me autoritetet për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon në Detin Java, ndërsa ekipet po punojnë për gjetjen e personave që rezultojnë ende të zhdukur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!