Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftojnë zyrtarisht marrëveshjen e huasë ushtarake 302 milionë dollarë për Shqipërinë. Pas ratifikimit të marrëveshjes në Kuvendin e Shqipërisë, në SHBA është Agjencia për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Ushtarak e cila konfirmon fillimin e kësaj huaje pas nënshkrimit dhe zyrtarizimit teknik të marrëveshjes dypalëshe.
“Shqipëria është një partner i palëkundur i SHBA-së, aleat i NATO-s dhe një anëtar themelues i Bordit të Paqes. Marrëveshja e kredisë direkte e FMF-së ofron financim me kosto të ulët dhe fleksibël për të çuar përpara modernizimin e forcave të saj mbrojtëse të Shqipërisë dhe për të rritur kontributet e saj në sigurinë aleate, në mbështetje të zotimit të Hagës dhe NATO 3.0. “
Konfirmimi i huasë 302 milionë dollarë nga SHBA, është përshëndetur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi në Shqipëri.
“Nga Angazhimi i Hagës te NATO 3.0, Shqipëria 🇦po e kthen vizionin në kapacitete konkrete. Ky është më shumë se financim. Është besim, partneritet strategjik dhe investim në sigurinë e së ardhmes.”
Marrëveshja e huasë 302 milionë dollarë mes Shqipërisë dhe SHBA synon modernizimin e ushtrisë shqiptare, rritjen e shpenzimeve të Shqipërisë për mbrojtjen dhe përmbushjen e detyrimeve të Shqipërisë ne NATO.
Shqipëria do të ketë 4 vite kohë për tërheqjen e fondeve të dhëna në formë kredie nga SHBA, kurse Shqipëria ka kohë deri në 12 vite për të shlyer kredinë e plotë.
Marrëveshja në Kuvendin e Shqipërisë u miratua me 74 vota pro nga mazhoranca socialiste në korrik të këtij viti, kurse opozita bojkotoi seancën duke mos e votuar.
Një ditë pas miratimit të marrëveshjes në parlamentin e Shqipërisë, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi deklaroi në emër të partisë më të madhe opozitare se do e padiste marrëveshjen me SHBA në Gjykatën Kushtetuese, për shkak se deputetët e opozitës nuk arritën dot të lexojnë marrëveshjen e klasifikuar secret shtetëror.
Ky deklarim, u bë vetëm 1 javë para se kryetari i Pd, Sali Berisha të merrte ftesën për në Teksas, dh 1 muaj para se të merrte për herë të parë vizën për në SHBA, duke kaluar oqeanin pas shpalljes non-grata 5 vite më parë.
Dy dite me pare, e ngarkuara me punë e SHBA, Van Horn, i shkoi në zyrë kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, një takim që u njoftua publikisht vetëm nga Bardhi, dhe jo nga ambasada amerikane.
Nuk dihet ende ccfarë ka ndodhur me padinë e paralajmëruar te Bardhit, për të kundërshtuar një marrëveshje me SHBA, ndërkohë që vetë kryetari i PD, Sali Berisha ndodhet me vize në SHBA.
Në Uashington, Departamenti Amerikan i Shtetit e miratoi dhe ratifikoi marrëveshjen më 4 korrik, ndërsa tashmë nëpërmjet përfundimit të detajeve teknike, marrëveshja kalon nga miratimi tek zbatimi me Shqipërinë që pret 302 milionë dollarët për të investuar në mbrojtje.

