Nuk është konstituar as këtë të premte kuvendi i Kosovës i dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit.
Partitë parlamentare në Kuvendin e Kosovës nuk kanë gjetur dakordësi për t’i votuar në pako të gjithë nënkryetarët.
Pas një debati në seancën konstituive, me 71 vota pro, 10 kundër dhe 1 abstenim u vendos që nënkryetarët të votohen veç e veç.
Kjo u propozua nga kryetarja e legjislativit, Albulena Haxhiu.
Mirëpo ndryshimin e formës së votimit për nënkryetarët e kundërshtoi deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, me argumentin se LVV dëshiron bllokimin e vendit.
Aktgjykimi thotë që duhet të respektohet praktika e deritanishme parlamentare. Praktika e deritanishme parlamentare ka qenë në pako. Në këtë Kuvend në legjislaturën e kaluar LVV-ja ka kërkuar që të votohet në pako e kemi kthyer nga ndarë në pako. Tash po tentoni me ndërru prapë për me u ndërru kërkohet konsensus i krejt partive jo me votë por me konsensus. Konsensus s’ka prandaj s’kemi pse i ndajmë nëse ju nuk garantoni konstituimin e Kuvendit. Nëse ju dilni në foltore dhe thoni që garantoni konstituimin e Kuvendit, PDK-ja voton në çdo formë. Nëse po dëshironi me ndryshu formën si mjet bllokadë ne nuk e pranojmë nëse po doni me konstituu Kuvendin dilni dhe thoni që votoni.
Seanca u ndërpre pas largimit nga salla të PDK, mqs kandidatja e tyre për nenkryetar Vlora Çitaku mori vetëm 44 vota.
Si akt i fundit, PDK tha se nuk do të marrë më pjesë në seancë dhe se lënda tani do ti dorëzohet gjykatës kushtetuese.

