Në fillim humbja në finalen e Kupës së Botës dhe më pas tërheqja e Lionel Messi. Dy arsye të rëndësishme, që e bënin të vështirë rikthimin në fushë të Argjentinës. Por askush nuk kishte parashikuar një kaos të vërtetë, si ai që po jetohet te nënkampionët e botës.
Sipas mediave në Buenos Aires, Federata Argjentinase ka dërguar në klubet përkatës ftesat për lojtarët e grumbulluar për tre miqësoret e programuara në shtator dhe tetor gjatë pauzës së kombëtareve, por përgjigja nuk ka qenë aspak entuziasmuese.
Disa prej futbollistëve më të rëndësishëm të përfaqësueses argjentinase, si Lautaro Martinez, Julian Alvarez, Cristian Romero, Dibu Martinez, Alexis MacAllister dhe Rodrigo De Paul mund të refuzojnë ftesat. Shkaku sportive lidhet me faktin që ata kërkojnë të shfrytëzojnë këtë pauzë tre javore për të rifituar formën, pasi të impenjuar deri në finalen e Kupës së Botës kishin pakë kohë për pushime deri në rinisjen e sezonit me klubet e tyre.
Por sipas mediave në vend ka edhe disa aryse të tjera.
E para lidhet me bonuset e “Botërorit 2026”, që ende nuk kanë kaluar në llogaritë bankare të futbollistëve.
Po ashtu, edhe çështja e trajnerit të ri po bënë shumë zhurmë. Lionel Scalonit I skadon kontrata në dhjetor të këtij viti, ndërsa pasardhësi I tij pritet të jetë Ëalter Samuel. Por edhe për këtë nuk ka siguri, ashtu si për të ardhmen e presidentit të Federatës Argjentinase, Claudio Tapia, nën hetim edhe nga FBI amerikane.
E thënë me pak fjalë, era e re në kombëtaren “albiceleste” pas Lionel Messi nuk ka nisur aspak mirë dhe mund të sjellë probleme edhe në të ardhmen.

