Ka sot seancën në GJKKO, Ilir Beqaj paraqitet në gjykatë. Por seanca nuk do të zhvillohen për shkak të bojkotit. Ilir Beqaj shoqërohet me polic për shkak se ndodhet në masën e arrestit shtëpiak.
Arrestimi i tij erdhi pas verifikimit që prokuroria e posaçme bëri mbi menaxhimin e fondeve që Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, kishte bërë gjatë kohës që drejtohej nga Ilir Beqaj.
Duke e cilësuar vendimin si të balancuar, avokati i ish ministrit tha se SPAK duhet të gjejë provat për të provuar 4 akuzat e ngritura.
Bashkë me Beqajn, të pandehur në këtë dosje janë marrë edhe 7 persona të tjerë, mes të cilëve edhe Ermal Kurtulaj, i njohur si njëri i afërt i Beqajt dhe punonjës në SASPAC.
Hetimet për këtë çështje, nisën në shtator 2023, nga ku rezultoi se nëpërmjet faturave fiktive, fondet e kësaj agjensie kanalizoheshin drejt bizneseve që SPAK thotë se lidhen me Beqajn.
Krahas kësaj çështje, më parë ish ministri është marrë i pandehur edhe për dosjen ku u hetua koncensioni i Sterilizimit.

