Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Arrestohet 40-vjeçari me pistoletë/ Adrian Gjebeshi u kap me jelek antiplumb dhe 20 mijë euro

schedule22:44 - 10 Shtator, 2026

schedule 22:44 - 10 Shtator, 2026

Policia e Shtetit ka vënë në pranga Adrian Gjebeshin i njohur dhe si Adrian Merlika. 40-vjeçari është arrestuar në një hotel në pronësi të tij në zonën e Fushë-Krujës pasi është kapur me një armë zjarri pistoletë.

Policia ka sekuestruar një armë zjarri, një jelek antiplumb dhe një shumë parash rreth 20 mijë euro, sipas informacioneve operacioni për arrestimin e tij është bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me komisariatin e Policisë Krujë.

Adrian Gjebeshi është një emër i njohur për autoritetet pasi është arrestuar në vitin 2017. I akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë ngjarje e ndodhur në vitin 2015 ku rreth orës 21:00 tentoi të vrasë në qendër të Fushë-Krujës një 25-vjeçar.

Gjebeshi rezulton me precedent penal edhe në shtetin Italian.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!