Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Houthi një kërcënim rajonal/ Krisafi: Arabia Saudite përballet me një dështim të madh

schedule21:28 - 10 Shtator, 2026

schedule 21:28 - 10 Shtator, 2026

Eksperti Ledion Krisafi ka komentuar situatën në Lindjen e Mesme, duke u ndalur te rëndësia strategjike e Ngushticës së Hormuzit dhe Bab el-Mandeb, si dhe te përballja me rebelët Houthi.

Krisafi thekson se Ngushtica e Hormuzit dhe Bab el-Mandeb janë ndër pesë ngushticat më të rëndësishme në botë, me rëndësi të veçantë edhe për Europën.

Sipas tij, situata tregon një paaftësi të Arabisë Saudite në luftën ndaj Houthi-ve.

Krisafi u ndal edhe te zhvillimet në terren, duke theksuar se gjatë lëvizjes së rebelëve Houthi, forcat e Jemenit nuk kanë pasur mbështetjen e Arabisë Saudite.

“ Ngushtica e Hormuzit dhe Bab el-Mandeb janë ndër 5 më të rëndësishmet në botë, por edhe për Europën. Është një paaftësi e Arabisë në luftën ndaj Houthi-ve.

Arabia blen armatimet më të shumta në botë dhe, të arrish të dështosh, arabët duhet t’i bëjnë një pyetje shumë të madhe vetes së tyre. Gjatë lëvizjes së rebelëve Houthi, forcat e Jemenit nuk kanë mbështetjen e Arabisë Saudite.

Pak më parë, vetëm 15 km ishin larg rebelët Houthi ndaj Jemenit dhe është kolaps. Jemeni është një shtet që ka një histori të madhe lufte. Qeveria e Jemenit nuk e ka kapacitetin. Është dështimi më i madh.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!