Inteligjenca artificiale po merr gjithnjë e më shumë një përdorim më të gjerë. Kryeministri Rama tha se do të krijohet një Program kombëtar për aftësimin në teknologjinë e inteligjencës artificiale qe do të bëhet i detyrueshëm për administratën publike. Nga ana tjetër bizneset në Shqiperi duket se ende nuk e kane përqafuar sa duhet inteligjencën artificiale për ta kthyer në avantazh. Në studion e Money Report, eksperti i teknologjisë dhe informacionit, Erion Nako vuri theksin në edukimin kombëtar mbi Inteligjencën Artificiale, për të cilën tha se sjell lehtësi për biznesin si edhe më shumë të ardhura në ekonomi.
“Administrata ka një përpjekje për të futur AI, është gjë e mirë diskutimi kryesor është sa është mundësia të shtrihet në nivel kombëtar. Është lehtësi në zhvillim binzesi, dhe krijimin e vendeve të punës. Një pjesë e madhe e privatit mund ta përdorë aktualisht, por nuk e përdor në mënyrë efektive. Nuk është historia që t’i themi bëje, por t’i tregojmë avantazhet dhe më pas ti themi pse duhet.
Ne nuk do lëmë edhe 20 vite sa të edukohen njerëzit me AI. Duhet krijuar një strukturë, t’i edukosh njerëzit dhe më pas të fillosh ta përdorësh. Edukimi me AI duhet futur në edukim kombëtar, si për biznesin edhe për administratën. Për dy vjet, mendoj, biznesi shqiptar mund të shkojë të punojë me agjente AI.
Duhet ta marrësh përdore biznesin dhe t’u thuash dua që të filloni ta përdorni. Nuk e kemi ne fuqinë e biznesit të vogël në Shqipëri të mësojë Inteligjencë artificiale, duhet një shtysë. Duhet të incentivohen, që në krye të 2 viteve të kenë bërë procese pune të tilla që AI ti vijë në ndihmë cdo lloj biznesi” u shpreh ai.
Ndër të tjera Nako komentoi edhe deklaratat e kreut të qeverisë për ngritjen e një baze datacenter në vend.
Kemi vite që diskutojmë dhe jemi si ‘kofini pas të vjelit’, jemi vonë për datacenterat, kemi gjithë mundësitë që në një zonë të caktuar, të krijohen 2-3 data center në zonën e Dajtit, ka qenë zonë shumë e fortifikuar. Mund ti ofrojë Amazon Apple të gjithë facilitetet për të ngritur datacenter, do rrisi punësimin sjell zhvillim. Mund të bëhet një pilar i vertetë ekonomik. Shqipëria në 2035 nëse e merr seriozisht këtë punë dhe ka ndërmet ti kthehet IT, mund të gjenerojë deri në 1.5 miliardë euro të ardhura. Mos përqëndrohemi vetëm te turizmi dhe bujqësia. Do iniciativë të mirëfilltë. Duhet të hidhen 20 milionë për start up-e, hidhet shumë pak. Pra, duhet një paketë rreth 100 milionë euro në vit, dhe këto të ardhura ju garantoj se kthehen. Ndihmon që ekonomia shqiptare të thithë investime. Ne kemi kohë që flasim që të vijnë emra të mëdhenj në Tiranë, muri që na pengon është Beogradi. Duhet të bëhemi të gjithë bashkë për ICT mund të kthehet në një pikë të rëndësishme ekonomike”, përfundoi ai./abcnews.al

