Kolonel Sami Neziri ka komentuar zhvillimet e fundit në konfliktin mes SHBA dhe Iranit, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara kanë epërsi në luftën në tokë dhe ajër, ndërsa Irani e kompenson këtë përmes gjeografisë dhe luftës asimetrike.
Neziri tha se Irani vijon ta mbajë të kërcënuar Ngushticën e Hormuzit, duke e cilësuar këtë si një kërcënim të vazhdueshëm.
Kolonel Neziri shtoi se një goditje e mundshme ndaj një luftëanijeje amerikane do të përbënte një tregues për një tjetër përshkallëzim të konfliktit.
“SHBA dominon në luftën në tokë dhe ajër, ndërsa Irani dominon në kompleksitet, që ia jep më shumë gjeografia dhe asimetria që përdor. Kapacitetet e arsenaleve raketore të Iranit janë dëmtuar goxha gjatë, janë dëmtuar infrastruktura e lëvizshme. Irani dominon me faktin se nuk ka shumë rëndësi ta dominosh nga pikëpamja ushtarake Ngushticën e Hormuzit.
Irani e mban të kërcënuar Hormuzin, është një kërcënim i vazhdueshëm. Kjo e bën që cisternat e naftës të mendohen mirë kur të futen në ngushticë. Mundohet t’ia bëjë sa më të kushtueshme. Nëse Irani arrin të godasë një nga luftëanijet amerikane, atëherë ky do të ishte një tregues për një përshkallëzim tjetër.”

