Asgjë e re nga Kosova. Albulena Haxhiu mori 62 vota pas propozimit nga partia e saj VV për postin e kryetares së Kuvendit.
Gjithësesi subjektet politike opozitare kanë shfaqur ndërkohë disa qëndrime, që janë tregues për atë që mund të ndodh më vonë në skenën politike në Kosovë.
Avokati Ardian Bajraktari ka deklaruar se Kuvendi konsiderohet i konstituar pas zgjedhjes së pesë nënkryetarëve, duke vlerësuar se seanca e sotme ka defekte sa i përket përfundimit të procesit të konstituimit.
Ai ka theksuar se sot është në rend dite zgjedhja e kryetares së re të Kuvendit, ndërsa ka paralajmëruar për rëndësinë e respektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
“Kuvendi quhet i suksesshëm i konstituar kur zgjidhen 5 nënkryetarët. Kjo seancë ka defekte, sepse Kushtetuesja ka vendosur dhe konstatuar se duhet të përfundohet konstituimi jo më larg se 30 ditë pas zgjedhjeve, por e kemi thënë që ka qenë një nga të metat fakti që e ka vendosur këtë afat dhe nuk ka vendosur ndonjë sanksion.
Sot kemi zgjedhjen e kryetares së re të Kuvendit. Shkelja e aktgjykimit të Kushtetueses është njësoj si shkelja e Kushtetutës.”

