Pesë persona kanë humbur jetën pasi një helikopter u rrëzua në një aeroport të largët në brendësi të Sarawak, në bregdetin veriperëndimor të ishullit Borneo, njoftuan autoritetet malajziane.
Ngjarja ndodhi të martën pasdite, kur helikopteri BO-105, i cili operohej nga “Flying Doctor Service” i Malajzisë, u rrëzua rreth 315 kilometra në juglindje të qytetit Miri. Lajmi u bë i ditur të mërkurën nga zyrtarët e menaxhimit të fatkeqësive.
Sipas Galong Luang, kryetar i menaxhimit të fatkeqësive në Miri, të pesë personat që ndodheshin në bord kanë ndërruar jetë.
“Të pesë personat në bord kanë vdekur, siç konfirmohet nga raportet nga Departamenti i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit dhe Ministria e Shëndetësisë”, deklaroi Luang.
On the afternoon of September 8, 2026, a BO-105 medical helicopter on a Flying Doctor Service mission crashed and caught fire near the Long Lellang STOLport runway in remote Ulu Baram, Sarawak, Malaysia.
All five people on board were killed. pic.twitter.com/nig26iZXX6— MP (@Mp220Mp) September 8, 2026
Mediat lokale raportojnë se viktimat ishin piloti, një mjek, një asistent mjekësor dhe dy infermierë.
Shkaqet e rrëzimit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet vijojnë të hetojnë rrethanat e incidentit.
“Flying Doctor Service” ofron shërbime për komunitetet indigjene, të cilat mbështeten ndjeshëm te transporti ajror për shkak të “xhunglave të dendura” dhe terrenit të vështirë në rajonet e brendshme të vendit.

