Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Shqiptarja për ‘Topin e Artë’/ Trajnerja nga Kosova, Elena Sadiku, e nominuar për çmimin

schedule23:45 - 8 Shtator, 2026

schedule 23:45 - 8 Shtator, 2026

Një maji I këtij viti nuk do të harrohet lehtë.

Një trajnere me origjinë shqiptare nga Kosova udhëhoqi ekipin suedez, Haken, në fitoren e Kupës së Europës, niveli I dytë më I lartë në kontinent I konkurrimeve për femra pas Championsit.

Elena Sadiku shkroi emrin e saj në librin e fituesve në këtë nivel të lartë, ndërsa skuadra e saj mundi 3-2 në stadiumin e Goteborgut, ekipin tjetër suedez, Hamarbi.

Finalja e parë kishte përfunduar 1-0 po për Hakenin.

Ky sukses nuk mbeti pa jehonë dhe ja ku vjen lajmi se vajza 32-vjeçare e lindur në Boholt të Gjermanisë, nga prindër shqiptarë nga Kosova, e që ka sot pasaportën suedeze, do të jetë në garë për të fituar Topin e Artë.

Revista franceze, “Frans Futboll” ka përzgjedhur pesë emra, mes të cilëve trajnerin e Barcelonës, Pere Romeu, Zhonatan Zhiraldenë e Lionit, Nils Nilsenin e kombëtares së Japonisë dhe Andre Jeglercin e Mançester Sitit.

Sadiku mund të mos ketë fituar Championsin si Romeu me Barçën, por ka triumfuar me një skuadër shumë më modeste si Haken.

Më parë, ajo ishte trajnere e skuadrës së vajzave të klubit gjigand të Skocisë, Sëlltik, duke fituar Premier Ligën skoceze në 2024.

Atë që nuk arriti ta fitonte si futbolliste, pasi u tërhoq në moshën 24-vjeçare për shkak dëmtimi, kjo femër energjike po e arrin në stol.

Konkurrenca është e ashpër, por ndoshta Elena edhe mund ta fitojë Topin e Artë të “Frans Futbollit”, për t’u bërë e para grua e sportit me origjinë shqiptare, dhe I pari njeri në total me origjinë nga këto anë, që të arrijë një sukses kaq të madh.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!