Një 29-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e së martës në qytetin e Krumës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10, në vendin e quajtur “Kryqezi i Spitalit”. Dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, 29 vjeçari, banues në Krumë, është qëlluar me armë zjarri në këmbë.
Policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, rreth 30 vjeç.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

