Gjatë mbledhjes mësohet se ka kërkuar intesifikim të punës për zbulueshmërin e vrasjeve duke vijuar me kriminalitetin, grupet kriminale, kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, trafikun rrugor si dhe deri tek sigurinë në shkolla duke qenë se jemi para fillimit të sezonit të ri shkollor.
Kreu i policisë së shtetit ka kërkuar rezultate më të larta nga policia e Shkodrës si dhe një efektshmëri më të mëdha në goditjen e grupeve kriminale si dhe zbulimin e krimeve të ndodhura, veçanërisht vrasjeve si dhe kultivimit të drogës duke qenë se Shkodra vijon të jetë një qark problematik. Kjo mbledhje përkoi në të njëjtën ditë kur në Shkodër ndodhi një ngjarje e rëndë, vrasja e shtetasit Ylber Luli nga autori i dyshuar Andri Vulaj që policia e arrestoi menjëherë pas këtij krimi.
Takimi i drejtorit të policisë së shtetit Skender Hita në Shkodër zgjati mbi një orë. Kjo mbledhje ishte në vazhdën e disa takimeve që kreu i policisë po zhvillon në qarqe të ndryshme të vendit me drejtuesit vendor dhe strukturat e tjera të policisë duke lënë porosi të qarta për punën e tyre si dhe duke kërkuar më shumë rezultate. / abcnews.al /

