Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Free nga regjimi Kurti-Mihali”/ Aleanca aksion simbolik përpara Kuvendit

schedule17:11 - 7 Shtator, 2026

schedule 17:11 - 7 Shtator, 2026

Free nga regjimi i Albin Kurti dhe Dejona Mihalit.

Ky ishte mesazhi që deputetët e Aleancës i dërguan kolegëve të tyre në Vetevendosje.

Në mënyrë simbolike ata vendosën postera në hyrjen e Kuvendit të Kosovës, me emrin e secilit deputetë të LVV-së ku shkruhet se të gjithë duhet të kenë liri mendimi, shprehje apo veprimi, ndryshe nga “regjimi Kurti-Dejona”.

Deputeti i zgjedhur i kësaj partie, Burim Ramadani tha se kolegët e tij të VV udhëhiqen me grusht të hekurt dhe se diçka e tillë po tentohet të instalohet edhe në institucionet e Kosovës.

“A keni dëgju ndonjëherë ndonjë deputetë apo deputete të LVV-së që flet me mendimin e tyre. Përgjigja është jo pasi partia e tyre udhëhiqet me grusht të hekurt pra është jo demokratike. Ky nuk është problem i kufizuar vetëm në LVV. Problemi këtu është se i njëjti model po tentohet në mënyrë të vrazhdë të vendoset në krejt institucionet e Kosovës dhe shtetin e Kosovës.”

Për deputetët e opozitës situata politike në Prishtinë i ngjan një regjimi autoritar.

Në vend nuk është mbajtur akoma seanca për konstituimin e kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit, ndërsa në tejkalim të afateve kushtetuese, kryesuesi i seancës e ka thirrur atë në 9 shtator, ora 11.

Koha e kërkuar nga Kurti për bisedime mbi postin e kreut të ri të shtetit, edhe njëherë shkoi dëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!