Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok/ Ekspertët japin detajet: Informacioni i besueshëm dha rezultat në hetime

schedule17:16 - 7 Shtator, 2026

schedule 17:16 - 7 Shtator, 2026

Familjarët e 23 intelektualëve të zhdukur nga Mitrovica e Veriut janë ende me plagë të hapura…

Për identifikimin e eshtrave të gjetur në tri vendndodhje të ndryshme në Zubin Potok kanë dalë detaje të reja.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Agron Limani, tha se kërkimet ishin zhvilluar edhe më herët, por kësaj rradhe historinë e ndryshuan informacione të besueshme që u dhanë nga persona që kishin dijeni për vendndodhjen e varrezave.

“Përpjekje, gërmime, angazhime për zbardhjen e fatit të këtyre personave janë bërë edhe më herët, por nuk ka pasur informacione të besueshme që do të çonin deri te lokacionet e sakta. Për fat të mirë, ne arritëm t’i kemi në dispozicion tri lokacione të sakta. Fjala është për dy në Kalludër dhe një në Jabukë. NË VARREZËN E PARË MASIVE JANË GJETUR TREMBËDHJETË PERSONA, NË TË DYTËN GJASHTË DHE NË TË FUNDIT SHTATË PERSONA, KU KOMPLETOHET NUMRI I 23 GJETJEVE ESHTRORE APO MORTORE.”

Zyrtari i Mjekësisë Ligjore, Dion Haliti saktësoi se pas marrjes së rezultateve të AND-së do të kryhen edhe autopsitë, me qëllim të përcaktimit të dëmtimeve në eshtra, shkakut dhe mënyrës së vdekjes.

Gjetjet do t’i përcillen më pas Prokurorisë së Shtetit për procedurat e mëtejshme penale.

“Në bazë të përvojës që kemi, rastet të cilat i dërgojmë, nëse s’ka ndonjë problem të nxjerrjes së profilit të ADN-së nga mostra kockore, në bazë të praktikës sonë kjo periudhë kohore zgjat deri në tre muaj.”

“Grupi i Intelektualëve të Mitrovicës”, i përbërë nga 23 persona, u zhdukur që nga prilli i vitit 1999, ndërsa në mesin e tyre kishte mjekë, profesorë, avokatë dhe profesionistë të tjerë.

Sipas të dhënave të fundit nga Qëndra për personat e zhdukur, në Kosovë rezultojnë ende 1585 të pagjetur që nga lufta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!