Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Serbia “nuk ndahet” nga e shkuara/ Nderime deri në fund për Kasapin e Bosnjes

schedule16:59 - 7 Shtator, 2026

schedule 16:59 - 7 Shtator, 2026

Me mijëra qytetarë vijojnë edhe sot, gati tre dekada pas zhvillimeve që tronditën Ballkanin, të nderojnë figurën e gjeneralit famëkeq të ushtrisë serbe Ratko Mlladiç.

Në krye të shërbimeve fetare është Patriarku serb Porfirije, i cili do të kryejë një shërbesë mortore për Ratko Mladićin në emër të Kishës Ortodokse Serbe.

Mladić do të varroset në varrezat e Topçiderit, ku pushon edhe vajza e tij, Ana.

Arkëmorti me trupin e Mlladiç, që erdhi nga Haga me avion shtetëror serb është i rrethuar nga trupa të njësisë speciale të ushtrisë, i mbuluar me dantellë të bardhë, mbi të cilën është vendosur kapelja ushtarake e tij.

Mes personave që prisnin në radhë për të hyrë në kishë ishte edhe Aleksandar Vulin, krahu i djathtë politik i Vuçiç.

Bashkimi Europian ia bëri të qartë përmes komisioneres për zgjerim Marta Kos se glorifikimi i kriminelëve të luftës bie ndesh me parimet e unionit, megjithatë Serbia e shpërfilli këtë paralajmërim kur dy ditë më parë, në ceremoninë përkujtimore në Shtëpinë e Ushtrisë morën pjesë ministri serb i Drejtësisë Nenad Vujiç dhe presidenti i Republikës Srpska Siniša Karan.

Ratko Mlladiçi u dënua nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnje Hercegovinë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!