Kristian Shpendi shënoi golin e radhës në Serinë B të Italisë, duke u konfirmuar si një nga sulmuesit më të mirë të momentit.
Futbollisti 23-vjeçar ndihmoi ekipin e tij që të shmangte humbjen në shtëpi ndaj Mantovës, duke qenë mjaft aktiv gjatë gjithë neshjes.
Ai realizoi në minutën e 77-të, ndërsa luftoi fort deri në fund. Shpendi ka 3 gola në tri ndeshje të Serisë B, duke qenë në vendin e parë në renditjen e Këpucës së Artë.
Para fillimit të ndeshjes pati edhe një ceremoni për Shpendin, sepse ai kishte kaluar shifrën e 50 golave, duke qenë i treti në historinë e golashënuesve të Çezenës.
Sulmuesi i ri Shqipërisë nuk është dekurajuar aspak nga dështimi I kalimit në Serinë A, edhe pse ishte shumë pranë. Pritet që ai ta synojë elitën e futbollit italian me skuadrën e tij, Çezena.

