Partizani la pas krizën e dy javëve të para në Superligën shqiptare dhe arriti më në fund fitoren.
Të kuqtë ia dolën pikërisht aty ku ishte më e vështirë, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Skuadra kryeqytetase triumfoi me shifrat 3-2 duke qenë vazhdimisht në avantazh, por tri pikët I mori vetëm në sekondat shtesë.
Pjesa e parë u mbyll 2-1 për Partizanin, por shkodranët barazuan shpejt pas pushimit dhe ndeshja po shkonte drejt barazimit. Në minutën e 8-të shtesë, goli vendimtar u realizua me penallti nga Hjumën.
Kjo penallti u desh të përsëritej për shkak të shkeljes së rregullores. Partizani arriti në kuotën e 4 pikëve në 3 javë të Superligës, ndërsa Vllaznia ka dy pikë. Shkodranët janë në momente të vështira, pas protestave në Elbasan, dhe ndodhen pranë vendeve të fundit të renditjes./abcnews.al

